Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E FUNDIT/ Albulena Haxhiu nominon Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Gazeta10
13 September 2026 - 13:28

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Haxhiu.
Ajo ka shkruar në Facebook se ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

“Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.