Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesë fëmijë të shtrirë në kujdesin intensiv pediatrik nga fruthi

Gazeta10
13 September 2026 - 13:41

Pesë fëmijë kanë qenë të shtrirë në kujdesin intensiv pediatrik në kryeqytet, për shkak të infeksionit të fruthit. Ndërsa sipas statistikave, një në gjashtë fëmijë mund të ketë komplikime të rënda nga kjo sëmundje.

Fëmijët që kanë qenë të shtrirë që të gjithë kanë qenë në gjendje të rënd shëndetësore.

Ndonëse në vitin 2017 kur i kemi humbur dy fëmijë nga fruthi, këtë vit pas trajtimeve, kanë arritur që ti mbijetojnë, infeksionit që të gjithë.
Komplikime më të mëdha ka pasur njëri ndër fëmijët, I cili ka qenë i intubuar, dhe është dashur punë e madhe profesionale, që të hiqet nga aparatet. Lidhur me këtë për emisionin ‘Shëndeti sot’ të KosovaPress, flet specialisti i shëndetësisë publike, Faik Hoti.

Ai thekson rëndësinë e vaksinimit, duke treguar që nga mos vaksinimi mund të vijë edhe deri tek vdekja.

“Nuk duhet ta bëjmë ta minimizojmë faktin që kanë qenë 5 fëmijë të shtruar në intensivë nga fruthi. Kjo është diçka që mund të na prek të gjithëve andaj po e theksoj edhe një herë. Kur të hysh në intensivë aty nuk dihet më nëse del apo jo. Është shumë e rrezikshme. Për t’i përmendur komplikimet, ne nuk e përmendëm vdekjen sepse situata jonë është shumë e rëndë edhe përjetuar rëndë edhe emocionalisht, mirëpo mund të ndodhë. Fruthi ka shkaktuar, me shumë të dhëna të kaluara, ka shkaktuar edhe raste të vdekjes. Nuk duhet të presim që të na ndodhë sot për ta kuptuar rëndësinë e vaksinimit. Prej 151 rasteve të cilat janë të regjistruara apo të diagnostikuar nga profesionistët shëndetësorë dhe që janë në evidencat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 117 prej tyre kanë marrë mjekim në klinikën infektive dhe në klinikën e pediatrisë, e thatë me të drejtë i keni informacionet, pesë prej këtyre rasteve kanë qenë në mjekim intensiv dhe kanë qenë raste të cilat me shumë mund, me shumë angazhim profesionistëve i kanë shpëtuar më së keqes”, tha ai.
Sipas tij, përvoja e keqe e prindërve mund të ndihmojë në vaksinimin e fëmijëve.

“Unë jam shumë i bindur që nëse bisedoni sot me ata prindër që i kanë pasur fëmijët në këtë periudhë fatkeqësisht kaq, në këtë episod kaq të vështirë shëndetësor të tyre, ata lirisht jam shumë i sigurt që do të rekomandojnë te secili prind që të mos e lejojë fëmijën që të vijë në situatë të tillë, por ta shfrytëzojë mundësinë e artë, ta vaksinojë fëmijën sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe ta ketë, përveç asaj përmbushjes së obligimit prindëror, ta ketë edhe ndërgjegjen e pastër sepse ka mbrojtur fëmijën e vet por ka mbrojtur edhe fëmijët e të tjerëve. Këto janë rastet kur s’kanë marrë vaksinën?”, tha ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë thirrje të vazhdueshme, për vaksinomini e fëmijëve. Duke treguar gjithashtu që ata në protokollin e tyre, kanë edhe dënim me të holla, për prindërit që nuk I vaksinojnë fëmijët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.