Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IPK heton policin për 105 eurot e gjetura në Aeroport, dyshohet se i la në kutinë e bamirësisë

Gazeta10
14 September 2026 - 15:56

Inspektorati Policor i Kosovës, ka nisur hetimet ndaj një zyrtari policor që dyshohet se nuk ka vepruar në përputhje me procedurat ligjore pasi kishte pranuar një shumë prej 105 eurosh, të gjetura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti është pranuar nga IPK-ja më 14 shtator 2026, pas referimit nga Policia e Kosovës, ndërsa lidhet me dyshimet për veprime të kundërligjshme nga një zyrtar policor me detyrë në Stacionin Policor Kufitar në aeroport.

Sipas informatave fillestare të siguruara gjatë hetimit, më 9 shtator një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e 105 eurove. Gjatë shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se paratë ishin gjetur nga një udhëtare, shtetase e Kosovës me banim në Gjermani.

Sipas IPK-së, udhëtarja më pas ia kishte dorëzuar paratë një zyrtari policor, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë veprimeve hetimore, zyrtari policor ka pranuar se kishte marrë paratë, por nuk i kishte dorëzuar dhe trajtuar ato në përputhje me procedurat ligjore dhe institucionale të parapara për raste të tilla.

Sipas shkresave të rastit, paratë më vonë ishin vendosur në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse në Aeroport.

Duke vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe me qëllim të sigurimit të kushteve për zhvillimin e papenguar të hetimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit policor.

IPK ka bërë të ditur se hetimet po zhvillohen në drejtim të dyshimeve për veprat penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe “Shpërdorimi i Pasurisë së Huaj”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.