
Platforma “Liria ka Emër” do t’i zhvendosë aktivitetet e saj në Hagë, në pritje të vendimit në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në konference për media, Eliza Hoxha ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në marshin e së shtunës, duke e cilësuar pjesëmarrjen si dëshmi të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së.
Hoxha ka bërë të ditur se tashmë përfaqësues të platformës do të udhëtojnë drejt Hagës, me synimin për ta përcjellë nga afër procesin dhe ditët në të cilat pritet vendimi i Gjykatës.
“Liria ka Emër” ka shprehur pritjen për një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa ka paralajmëruar se pas kthimit të tyre në Kosovë synojnë që kjo të shënohet edhe me festë.