Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Skenderajt organizon përcjelljen e vendimit të Hagës në sheshin e qytetit, fton qytetarët të marrin pjesë

Gazeta10
15 September 2026 - 11:41

Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët se, nesër nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i cili pritet të shpallet nga ora 10:00.

Komuna ka ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm, ‘’me shpresën që drejtësia do të triumfojë dhe Çlirimtarët tanë do të shpallen të pafajshëm’’.

Njoftimi:

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se nesër, nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i cili pritet të shpallet nga ora 10:00.

Ftojmë qytetarët të jenë të pranishëm dhe ta përcjellim së bashku këtë moment të rëndësishëm, me shpresën që drejtësia do të triumfojë dhe Çlirimtarët tanë do të shpallen të pafajshëm.

Bashkë në pritje të drejtësisë!

Komuna e Skenderajt

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.