
Gazetari Kushtrim Sadiku një ditë para vendimit në Hagë, ka dhënë detajet e fundit nga Haga.
Ai përmes një lidhje direkte në “Pika e Ditës” në Kanal 10 ka theksuar se vëmendja mediatike në Hagë është e madhe, duke ditur se ka pritshmëri të madhe që vendimi do të jetë lirues.
“Personalisht vendimi e ka një emocion të veçantë, ngase është fjala për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pritet që të konfirmohet pastërtia e luftës së UÇK-së dhe në njëfarë mënyre do të betonizohet edhe ky proces kundër ish-krerëve dhe luftës çlirimtare”, tha ai mes tjerash.
Sadiku duke komentuar se po dëgjohen shumë gjëra sidomos në rrjetet sociale, se vendimi ka me qenë jo pro jo kundra, ai ka deklaruar se lidhur me vendimin nuk e di askush, dhe se sipas tij e vetmja gjë është se shpresa është e madhe se vendimi do të jetë lirues.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10