
Komuniteti shqiptaro-amerikan ka njoftuar për vizitën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata kanë njoftuar për një takim që do të organizohet në Bronx të Nju Jorkut më 19 shtator në orën 16:30.
Ky qëndrim i Kurtit në SHBA është në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila zhvillon punimet e saj përgjatë shtatorit.
