
Anëtari i PDK-së dhe ish-deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri, është nisur drejt Hagës bashkë me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tahiri ka publikuar fotografi me Endrit Thaçin, teksa kanë udhëtuar drejt Hagës, një ditë para se të shpallet aktgjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në postimin e tij, Tahiri ka thënë se 16 shtatori është një ditë e shumëpritur pas gjashtë vitesh pritjeje.
“Me Endritin, drejt Hagës. Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij”, ka shkruar Tahiri.
Ai e ka përmbyllur postimin me mesazhin: “Liri për çlirimtarët!”
Aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pritet të shpallet nesër, më 16 shtator, në Hagë.