
Në qendër të Pejës është vendosur flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë valon me krenari në qendër të qytetit.
“Peja është gati për të mbështetur krerët tanë të lirisë! Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë valon me krenari në qendër të qytetit tonë”, ka shkruar ai.
Ai ka theksuar më tej se, sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e pastër dhe e drejtë.
“Lufta e UÇK-së ka qenë, është dhe do të mbetet e pastër dhe e drejtë”, ka deklaruar kryetari i Pejës.