Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet se një ditë para verdiktit, i vazhdohet paraburgimi për dy muaj Kadri Veselit e Jakup Krasniqit

Gazeta10
15 September 2026 - 16:33

Vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, gjyqtari Charles Smith ka vendosur vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Sipas raportimeve, venndimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë për një periudhë prej dy muajsh.

“Sikurse e kemi paralajmëruar për shkak të afateve, konfirmojmë lajmin e fundit se vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues për Thaçin e të tjerët, Charles Smith ka vendosur që t’ua vazhdojë edhe dy muaj paraburgimin Veselit dhe Krasniqit, duke qenë se vendimi i fundit për këtë rast ishte marrë më 15 korrik dhe sot ishte afati i fundit që të merrej një vendim i radhës”, ka raportuar Mujku nga Haga. Është vetëm një çështje procedurale, e cila do të duhej të ndodhte në kushte të rregullta. Por, Smith ka pasur mundësinë të presë të paktën edhe një ditë, duke qenë se nesër është shpallja e verdiktit për këtë rast, dhe më pas të merrej vendimi për katërshen në tërësi”,  njofton Klankosova.tv.

 

Në të njëjtin vendim, kryegjyqtari Charles Smith kishte urdhëruar që palët të mos paraqesin më parashtresa lidhur me shqyrtimin e ardhshëm të masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, i cili, sipas afateve, do të duhej të zhvillohej më 9 tetor 2026

Trupi Gjykues ka vlerësuar se një shqyrtim i tillë nuk ishte i nevojshëm, duke pasur parasysh se aktgjykimi ishte caktuar të shpallet më 16 shtator.

Paraburgimi i është vazhduar edhe Selimit, në fund të korrikut. Paneli i gjykatës kishte bërë të ditur se rishikimi i ardhshëm është caktuar në parim për 28 shtator.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.