
Gazetari i Kanal 10, Fidan Rama, i cili po qëndron në Hagë në prag të shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka dhënë detaje për zhvillimet e fundit.
Duke raportuar për emisionin “10×10”, Rama tha se kanë mbetur më pak se 18 orë deri në momentin kur pritet të bëhet i ditur vendimi i trupit gjykues.
“Kanë mbetur më pak se 17 orë kur pritet të dihet saktësisht vendimi i trupit gjykues. Ndoshta vendimi më i rëndësishëm që nga viti 2010 për Kosovën. Katërshja e UÇK-së nesër, pas gjashtë vitesh, do ta mësojë fatin e tyre”, tha Rama.
Ai tregoi se gjatë ditës ka qëndruar pranë Qendrës së Paraburgimit në Hagë, ku sipas tij ka pasur qytetarë nga Kosova që janë afruar për fotografi, duke shpresuar për një vendim pozitiv.
Rama tha se ka takuar edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët sot kanë zhvilluar vizitat e fundit para shpalljes së aktgjykimit.
“Kemi takuar edhe familjarët e tyre, që sot e patën vizitën e fundit, si Rexhep Selimi nga bashkëshkortja e tij, vëllezërit e Kadri Veselit e të tjerë”, deklaroi gazetari i Kanal 10.