
Në prag të shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në Hagë, deputetja e VV-së Shqipë Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi të tij, të shoqëruar me mesazhin:
“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund! RS’10”
Postimi i saj vjen vetëm pak orë para shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.