Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Po afron fillimi i protestës në veri, rritet numri i protestuesve dëgjohet edhe muzikë (VIDEO)

Gazeta10
06 November 2022 - 11:54

Protesta e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut e cila pritet të fillojë në orën 12:00 po afron raporton, Gazeta10.

Tashmë po shihet një numër më i madh i protestuesve atje si dhe po dëgjohet edhe muzikë në videon e Kanal10 direkt nga Mitrovica e Veriut.

Kjo protest po vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë protestë serbët pritet t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.