
Qytetarët e shumtë që janë mbledhur në Hagë në prag të verdiktit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë njoftuar për masat e policisë në terren.
Sipas raportimit të drejtpërdrejtë të stafit të Kanal 10 nga Haga, policia do të konfiskojë flamujt, shtizat e vendosura nëpër rrugë, gjërat që gjatë zhvilillimeve mund të shkaktojnë lëndime.
Për këtë arsye, qytetarët që ndodhen në zonat përreth gjykatës duhet të tregojnë kujdes dhe të shmangin vendosjen e flamujve apo shtizave në rrugë.
Kanal 10 po vazhdon raportimin direkt nga Haga, duke sjellë informacionet e fundit lidhur me masat e sigurisë dhe atmosferën para verdiktit.