
Nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, shumë qytetarë janë mbledhur për të qenë të pranishëm në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së dhe për të shprehur mbështetjen e tyre për lirimin e tyre.
Në mesin e qytetarëve është edhe Qlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri.
“Sa herë e shoh UÇK-në, më ngjall shpresë. Shpresoj që do të kemi një festë për fitore dhe besoj se do të jetë një vendim i drejtë”, u shpreh Haziri./Gazeta10