
Durim Limaj, djali i Fatmir Limajt, ka folur për emocionet që ka përjetuar gjatë kohës kur priste vendimin për babain e tij, i cili ishte përballur me akuza dhe më pas ishte liruar.
“Janë ndjenja që vështirë përshkruhen me fjalë. Momente ankthi, shprese dhe krenarie. Po presim një vendim të madh, jo vetëm për familjarët, por edhe për lirinë dhe shtetin tonë”, u shpreh Limaj.
Vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së pritet të merret nesër në orën 10:00 në Hagë. Familjarët dhe qytetarët po e presin me ankth dhe shpresë këtë moment, duke shpresuar për lirimin e tyre./Gazeta10