Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Smith: Të akuzuarit vepruan së bashku për një qëllim të përbashkët kriminal

Gazeta10
16 September 2026 - 11:34

Trupi gjykues konstatoi se katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin strategji për eliminimin e njerëzve që i shihnin si pengesë, përfshirë këtu anëtarë të forcave të tjera politike dhe ushtarake.

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit kanë pasur marrëveshje për qëllim të përbashkët kriminal.

“Trupi gjykues konstatoi se katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së së kishin dy objektiva: Pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi atë për një Kosovë të pavarur. Këto pretendime synoheshin që të realizoheshin me anë të mjeteve ushtarake, politike e të tjera”, tha Smith.

Trupi gjykues: ZPS vërtertoi kryerjen e katër pikave të akuzës për krime lufte

(Përditësuar ora 11:06)- Gjykata Speciale konstatoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar vërtetoi aktakuzën për katër pikat për krime lufte.

Të katër të akuzuarit aktakuza i ngarkon me katër pika për krime lufte: Arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar (Pika 3), Trajtim mizor (Pika 5), Torturë (Pika 7), Vrasje e paligjshme (Pika 9).

Sa i përket katër pikave të aktakuzës që i ngarkon të akuzuarit për krime lufte, trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja vërtetoi jashtë dyshimit të arsyeshëm se janë kryer arrrestim dhe ndalime të paligjshëm, që përbën pikën 3 të aktakuzës.

Sipas Smith, ZPS vërtetoi se ishte kryer krim lufte ndaj së paku 385 personave.

Po ashtu, trupi gjykues konstatoi se u krye trajtim çnjerëzor- pika 5 e aktakuzës. Po ashtu, u konstatua se u krye edhe pika 7- tortura.

Sa i përket vrasjes së paligjshme- pika 9, trupi gjykues konstaton se u vërtetua edhe vrasja e paligjshme e viktimave. Trupi gjykes konstatoi se u vranë 96 persona nga pjesëtarët e UÇK-së.

Specialja: Nuk u vërtetua aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit për krime kundër njerëzimit

(Përditësuar ora 10:37)- Gjykata Speciale ka konstatuar se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se janë kryer krime kundër njerëzimit nga të akuzuarit.

Në këtë mënyrë, bie aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit për krime kundër njerëzimit.

Akuza për krime kundër njerëzimit përbënte këto pika: Përndjekje (Pika 1), Burgosje (Pika 2), Akte të tjera çnjerëzore (Pika 4), Torturë (Pika 6), Vrasje e paligjshme (Pika 8), Zhdukje me forcë e personave (Pika 10).

Nis seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

(Përditësuar ora 10:11)- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka nisur seanca për shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: ish-Presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, e ish-deputetin Rexhep Selimi, të cilët ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata Speciale sot shpall aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot shpallin aktgjykimin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: ish-Presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, e ish-deputetin Rexhep Selimi, pas një procesi gjyqësor 6-vjeçar që nga ngritja e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Shpallja do të bëhet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, me anëtarët Christoph Barthe, Guénaël Mettrauz dhe Fergal Gaynol (gjykatës rezervë). Seanca do të jetë publike, raporton/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.