Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sala Jashari: Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën

Gazeta10
17 September 2026 - 10:43

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari sërish ka reaguar pas aktgjykimit dënues në Hagë nga ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ajo ka thënë se do të lëvizin çdo gur për të vërtetën.

“Edhe atëherë kur UÇK-në nuk e besuan. Edhe sot, kur kanë prekur në imazhin e gjithë historisë së Kosoves. Unë vazhdoj të thërras fuqishëm në emër të UÇK-së, me atë rezistencë që mua ma ka dhënë mundësinë të jetoj e lirë. Dhe, bashkë me të gjithë ata që ndajnë të njëjtin qëndrim, do të lëvizim çdo gur për të vërtetën. Sepse sot, asnjëri prej nesh nuk guxon të bjerë. Ne duhet dhe do të qëndrojmë të fortë, për t’u dalë zot atyre që i dolën zot atdheut.”, ka shkruar Jashari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.