Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Thaçi dhe liderët e UÇK-së me trimërinë e tyre sollën pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
17 September 2026 - 10:52

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tahiri ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke vlerësuar se trimëria e tij dhe e liderëve të tjerë të UÇK-së ka qenë ndër faktorët që sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se asnjë gjykatë nuk mund ta ndryshojë, sipas saj, historinë e krijimit të shtetit të Kosovës.

“Idealët kombëtare nuk mund të arrestohen. Patriotizmi dhe trimëria jote dhe e liderëve të tjerë të UÇK-së sollën pavarësinë. Asnjë gjykatë dhe asgjë nuk e ndryshon historinë tonë të lavdishme të krijimit të shtetit të Kosovës dhe mposhtjen e armikut serb. Padrejtësinë ndaj jush do ta kundërshtojmë deri në pafajësi”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.