Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arabia Saudite rrëzon dronin e Houthive pranë Mekës

Gazeta10
17 September 2026 - 12:09

Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka interceptuar dhe shkatërruar një dron të Houthive në jug të Mekës, përpara se ai të hynte në hapësirën ajrore të ndaluar mbi qytetin e shenjtë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, Turki al-Malki. Ai tha se siguria e dy vendeve më të shenjta të Islamit dhe e pelegrinëve është një “vijë e kuqe”, duke paralajmëruar se koalicioni do të marrë masat e nevojshme kundër Houthive.

Sipas koalicionit, ky ishte tentimi i dytë i Houthive për të goditur Mekën, pas një pretendimi për lëshimin e një rakete balistike në drejtim të qytetit në vitin 2017. Ndërkohë, një burim ushtarak i Houthive ka mohuar se grupi ka paraqitur ndonjë kërcënim ndaj Mekës apo vendeve të tjera të shenjta, shkruan Reuters.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.