Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria shton forcat dhe mjetet ushtarake në misionin e KFOR-it në Kosovë

Gazeta10
17 September 2026 - 16:29

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka njoftuar se janë shtuar forcat dhe mjetet ushtarake shqiptare në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se misioni do të përfshijë tashmë mbështetje ajrore për KFOR-in në detyra patrullimi, zbulimi, kërkim-shpëtimi, evakuimi mjekësor, transporti, si edhe në mbështetje të popullsisë gjatë emergjencave civile.

“Helikopteri dhe 17 veta personel shtesë do të dislokohen në Camp Bondsteel, në Ferizaj. Një tjetër hapësirë për të thelluar ndërveprimin e ngushtë me Kosovën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.