Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadrijaj: Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe, më 16 shtator u pa se nuk ka drejtësi

Gazeta10
18 September 2026 - 10:10

Deputetja e Aleancës dhe mjekja e luftës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se gjendja aktuale në Kosovë është e padëshirueshme dhe, sipas saj, e paramenduar.

E ftuar sot në emisionin “Ndrïtë” në Kanal 10, Kadrijaj tha se qytetarët po përballen me ankth dhe se Kosovës po i bëhet, siç u shpreh ajo, “padrejtësi e madhe”.

“Gjendja aktuale e Kosovës është e padëshirueshme, e paramenduar. Këto ditë mendoj se jemi në ankth, vërtet, që kur s’kemi pasur. Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe”, deklaroi Kadrijaj.

Duke folur për çështjet që lidhen me luftën e fundit në Kosovë dhe proceset gjyqësore, ajo tha se ka kundërshtuar vazhdimisht Gjykatën Speciale, duke argumentuar se procesi, sipas saj, është i padrejtë.

“Kam qenë dhe kam thënë që është e padrejtë. Pikërisht sot po dalin ato që kam menduar se po i bëhet padrejtësi”, tha ajo.

Kadrijaj shtoi se edhe qytetarët që e kanë votuar mund të kenë pritur një trajtim të drejtë të këtyre çështjeve.

“Ndoshta edhe ata që më kanë votuar kanë menduar që do të ketë drejtësi. Më 16 shtator u pa që nuk ka drejtësi”, u shpreh deputetja e AAK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.