Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i antidrogës në Prizren: Kapet një person, i sekuestrohen drogë dhe mbi 19 mijë euro

Gazeta10
18 September 2026 - 10:16

Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00.

“Gjatë kontrollit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 26.43 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 182.44 gramë marihuanë, 221 pako me nga 30 copë diazepam, 165 pako me nga 30 copë bensedin, si dhe 2.44 gramë tjetër substancë e dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, Policia ka sekuestruar 19 mijë e 625 euro dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.