
Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër krerët e UÇK-së, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zogaj, në emisionin “Gazeta” ka folur rreth zhgënjimit të tij për vendimin.
Zogaj ka kundërshtuar edhe krahasimin apo barazimin e krerëve të UÇK-së me ushtrinë jugosllave, duke thënë se një qasje e tillë, sipas tij, nënkupton se shqiptarët kanë kryer më shumë krime se ata që kanë masakruar mijëra shqiptarë.
“Ende nuk po mundem me marrë veten pas vendimit të Hagës, ndërsa sa i përket krahasimit ose barazimit të krerëve të UÇK-së me ushtrinë jugosllave i bie që ne kemi bërë krime më shumë se ata që kanë masakruar mijëra shqiptarë”, tha Zogaj./Gazeta10