Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Besnik Berisha tregon nëse është takuar me gjyqtarin Smith

Gazeta10
18 September 2026 - 22:57

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha, është pyetur nga gazetari Arben Ahmeti nëse është takuar ndonjëherë me gjyqtarin Smith.

Berisha tha se nuk ka qenë i pranishëm në sallë me të, ndërsa foli për përvojën e tij me ish-gjyqtarin Malcolm Simmons, të cilin e kishte njohur gjatë ushtrimit të profesionit si avokat.

“Nuk më ka rënë të jem prezent në sallë, e kam njohur si gjyqtar. Malcolm Simmons e kam pasur gjyqtarin e parë që unë i jam paraqitur si avokat. Unë e di që me Malcolm Simmons ishim duke u përgatitë për gjykimin e Naser Kelmendit dhe më ka ftuar për një konsultë”, tha Berisha.

Ai më pas ngriti kritika ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo, sipas tij, është tejkaluar gjatë funksionimit të saj.

“Derisa flasim, dua të theksoj që Gjykata Speciale është tejkaluar gjatë rrugës dhe është shndërruar në një noter të prokurorisë”, deklaroi Berisha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.