Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohen se vodhën automjet, motokultivator, tre gjeneratorë e mjete të tjera, arrestohen pesë persona në Leposaviq

Gazeta10
19 September 2026 - 19:13

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq, ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Në njoftim policia shton se, sipas deklarimit të ankuesit, gjatë kohës sa ai kishte qenë jashtë vendit, në shtëpinë e tij në një fshat në Leposaviq, i ishin vjedhur një automjet, një motokultivator, tre gjeneratorë, si dhe disa mjete të tjera, vlera e përgjithshme e të gjitha sendeve të vjedhura, sipas ankuesit, ishte rreth 6,000 euro.

‘’ Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarit: G.Z., i lindur më 1995, D.D., i lindur më 2003, N.P., i lindur më 2007, dhe J.V., i lindur më 1997, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari N.S., i lindur më 2004, është liruar në procedurë të rregullt’’, njofton mes tjerash policia.

Njoftimi i plotë:

Policia në Leposaviq identifikon dhe arreston pesë persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Leposaviq, 19.09.2026

Më datën 05.06.2026, në Stacionin Policor në Leposaviq është iniciuar rasti penal “Vjedhje e rëndë”. Sipas deklarimit të ankuesit, gjatë kohës sa ai kishte qenë jashtë vendit, në shtëpinë e tij në fshatin Kneževo Berdo, në Leposaviq, i ishin vjedhur një automjet, një motokultivator, tre gjeneratorë, si dhe disa mjete të tjera. Vlera e përgjithshme e të gjitha sendeve të vjedhura, sipas ankuesit, ishte rreth 6,000 euro.

Pas një pune hetimore dhe operative, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Leposaviq, më datën 18.09.2026, kanë arritur deri te informacionet lidhur me vendndodhjen e automjetit të vjedhur, ndërsa më pas është bërë edhe identifikimi i pesë personave të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, me ç’rast policia ka arritur t’i arrestojë pesë personat e dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin. Gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë pranuar se e kanë kryer veprën penale në fjalë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarit: G.Z., i lindur më 1995, D.D., i lindur më 2003, N.P., i lindur më 2007, dhe J.V., i lindur më 1997, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari N.S., i lindur më 2004, është liruar në procedurë të rregullt.

Te njejtit jane arrestuar ne zonen e Leposaviqit.

Policia, po ashtu, ka arritur të gjejë automjetin e vjedhur, motokultivatorin, si dhe disa nga pajisjet e tjera të vjedhura, të cilat i janë kthyer pronarit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale, si dhe në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.