
Mijëra qytetarë edhe sonte kanë mbushur sheshin kryesor të Prishtinës, për të kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të UÇK’së nga Gjykata Speciale.
Me flamuj të ndryshëm me UÇK’në, figura të luftës, e këngë, protestuesit marshuan drejt sheshit të kryeqytetit.
Pjesëmarrës, shihen të jenë edhe figura nga bota e artit, politika, e familjarë të ish-krerëve të UÇK’së.