Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari: Duhet të mendohen mirë hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Gazeta10
22 September 2026 - 11:34

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se për hapat e radhës lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror.

Kusari-Lila ka deklaruar se veprimet duhet të jenë të menduara mirë edhe në aspektin ligjor, duke theksuar nevojën për angazhim të përbashkët të të gjitha institucioneve dhe subjekteve politike.

Ajo ka thënë se qëllimi duhet të jetë rritja e probabilitetit për lirimin e plotë të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

“Tash unë jam në cilësinë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e gjithashtu është pjesa që jam ministre, nuk jam deputete. Megjithatë, jam e mendimit, ashtu siç e kam thënë e është po thuhet shpesh, fatmirësisht, që duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror mbi hapat e radhës. Duhet të jenë edhe të menduar mirë në aspektin ligjor, por gjithashtu edhe në rritjen e probabilitetit të lirimit të plotë të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Domethënë, përpjekja e përbashkët duhet të ketë angazhim të plotë të të gjitha niveleve, edhe natyrisht në aspektin politik, edhe të partive të deritanishme opozitare, e gjithashtu edhe e qeverisë e Kuvendit me shumicën, në mënyrë që gjithë mbështetja në këtë rrugëtim ligjor shumë sfidues për vendin të dalë me sukses në fund”, tha Kusari-Lila.

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.