Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Jo në emrin tim”, Ramë Lahaj dhe Kaltrina Mikushnica mes folësve të natës së shtatë të protestës

Gazeta10
22 September 2026 - 13:17

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte për natën e shtatë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarëve do t’u drejtohen disa figura nga arti, media dhe rinia.

Në mesin e folësve të mbrëmjes do të jenë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica.

Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.

Tubimi nis në ora 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë me kërkesat e saj për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.