Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu nderon Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Dashuria për njëri-tjetrin e për Kosovën ecën krah për krah

Gazeta10
22 September 2026 - 15:45

Kryetarja e kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 28-vjetorin e rënies heroike të tyre, ku tha se në jetën e tyre, dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën gjithmonë krah për krah, deri në ditën kur të dy ranë për lirinë e saj.

Haxhiu tha se Fehmiu si inxhinier e Xheva si profesoreshë e shqipes, e nisën rrugën e çlirimit dekada më parë, atëherë kur kundërshtimi i regjimit jugosllav ndëshkohej me përndjekje, burg e largim nga puna.

“Fehmi Lladrovci ishte pjesë e organizimit politik të viteve të 80-ta dhe për bindjet e veprimtarinë e tij kaloi vite në burgjet jugosllave. Kur u arrestua në shtator të vitit 1985, ai dhe Xheva sapo kishin nisur jetën e tyre së bashku. Burgimi i gjatë nuk e ndërpreu as lidhjen mes tyre, as rrugën që kishin zgjedhur. Xheva menjëherë iu bashkua familjes Lladrovci, dhe përkundër faktit se Fehmiu ishte në burg, ajo e vazhdoi vetë veprimtarinë politike në vitet kur çdo lidhje me lëvizjen ilegale ishte rrezik i madh”, shkroi Haxhiu.

“Pas lirimit të Fehmiut nga burgu, jeta e tyre vazhdoi larg Kosovës, por jo larg çështjes së saj. Morën pjesë në luftën në Kroaci, vazhduan veprimtarinë politike në Mynih të Gjermanisë dhe u përfshinë në përgatitjet që, me kalimin e viteve, do të çonin në organizimin e luftës çlirimtare në Kosovë”, shtoi ajo.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.