Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Senatorët francezë publikojnë foto nga Ura e Ibrit, ambasada jep detaje për takimet e tyre

Gazeta10
23 September 2026 - 13:18

Ambasada e Francës në Kosovë, ka njoftuar se delegacioni i senatit francez dhe grupi i miqësisë Francë – Ballkani Perëndimor, janë takuar me përfaqësues serbë të shoqërisë civile, si dhe, kanë vizituar manastirin e Graçanicës.

Në postimin e ambasadës, thuhet edhe se, Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës dhe rithekson përkushtimin e saj për ruajtjen dhe promovimin e tij.

‘’Gjatë vizitës në #Kosovë 🇽🇰 delegacioni i Senatit francez 🇫🇷 dhe i Grupit të Miqësisë Francë–Ballkani Perëndimor u takua me përfaqësues serbë të shoqërisë civile dhe vizitoi manastirin e Graçanicës.

Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës dhe rithekson përkushtimin e saj për ruajtjen dhe promovimin e tij, duke respektuar të gjitha komunitetet e vendit’’, thuhet në postimin e ambasadës.

Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.