Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendimi i Kushtetueses, Ramadani: Dështim i lojës së pushtetarëve, ose zgjidhet presidenti deri me 6 tetor, ose zgjedhje

Gazeta10
23 September 2026 - 15:42

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se Kuvendi është konstituar

Ramadani, ka thënë se ‘’u dështoi loja pushtetarëve’’, dhe se, Gjykata Kushtetuese konstatoi se, ‘’deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje’’.

Postimi:

U dështoi loja pushtetarëve!

Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është cope letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor.

Gjykata Kushtetuese konstatoi qartë se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30 ditësh. Madje, edhe përcaktoi pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi.

Deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje.

Një dështim total i lojës së pushtetarëve!

Krejt çka kanë bërë nga 8 gushti e deri më 13 shtator, Gjykata ua hodhi poshtë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.