Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërkohet paraburgim për dy persona, dyshohen për dhunimin e dy të miturave në Kaçanik

Gazeta10
23 September 2026 - 16:54

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga gjykata e këtij qyteti caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj dy personave, B.G. dhe E.L., të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshimet lidhen me një rast të ndodhur më 21 shtator në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se në një zonë malore-park kanë keqpërdorur seksualisht dy të mitura.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj B.G. dhe E.L. ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit janë ndaluar të martën me vendim të Prokurorit të Shtetit dhe aktualisht ndodhen nën masën e ndalimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.