
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, po vazhdojnë protestat kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, ndërsa protesta po zhvillohet për të dytën javë radhazi. Gjatë ditëve të fundit, tubimet janë mbajtur çdo mbrëmje në kryeqytet.
Pamje direkte nga sheshi “Skënderbeu” janë transmetuar edhe në emisionin “Politiko”, ku është raportuar nga gazetarja Blerina Mustafa për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe zhvillimin e protestës.
Lidhur me vendimin dhe reagime foli avokati Alban Krasniqi.
“Reagim i justifikuar, pasi vendimi aktual në mënyrë të padrejtë, në shkelje të standarteve ndërkombëtare e ka gjyku komplet përpjekjen e popullit të Kosovës për liri”, tha ai.