Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca për FSK-në në Gaza: Kosova kontribuon sot në paqen dhe sigurinë globale

Gazeta10
24 September 2026 - 16:07

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova është ndër vendet që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën dhe se është e gatshme të japë kontributin e saj.

Kryediplomati kosovar përmes një postimi në platformën “X”, ka shkruar për takimin informues të nivelit të lartë të Bordit të Paqes, ku është diskutuar për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.  Ai ka theksuar se Kosova, 27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, sot kontribuon në paqen dhe sigurinë globale.

Ai ka shtuar se Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj në këtë angazhim.

Postimi i plotë:

Më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, por përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij.

Në brifingun e sotëm të nivelit të lartë të Bordit të Paqes, Republika e Kosovës ishte mes vendeve që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një histori suksesi: nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, sot kontribuojmë për paqen dhe sigurinë globale.

Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj.

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.