
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se, është intervistuar një person, për shkak se i njëjti dyshohet për veprën penale ‘’Mosdhënia e ndihmës’’.
Prokuroria shton se intervistimi i të dyshuarës H.M., ndërlidhet me rastin e datës 06 shtator 2026 ku në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë ka ndërruar jetë personi me iniciale L.S.
Komunikata:
Intervistohet një e dyshuar për veprën penale Mosdhënia e ndihmës
Mitrovicë, 24 shtator 2026 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda njofton opinionin publik se është intervistuar një person me iniciale H.M., për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “Mosdhënia e ndihmës“ nga neni 188 par.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Intervistimi i të dyshuarës H.M., ndërlidhet me rastin e datës 06 shtator 2026 ku në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë ka ndërruar jetë personi me iniciale L.S.
E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet.