
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me situatën në prodhimin e energjisë elektrike dhe importin e energjisë në vend.
Përmes një postimi, Ymeri ka thënë se blloku B2 i KEK-ut është jashtë funksionit, ndërsa, sipas saj, në orën 13:00 vetëm një nga pesë blloqet është regjistruar si aktiv.
“Nashta po e shqetësoj KEK-un, por është mirë të dihet se blloku B2 është në zero. Bile, në orën 13:00, nga 5 blloqe është regjistruar vetëm një si aktiv”, ka shkruar Ymeri.