Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tensionet në veriun e Kosovës, Golden Eagle Ylli me fanella “Mitrovica zemra e Shqipërisë”

Gazeta10
06 November 2022 - 19:28

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në derbin e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur si mysafir Prishtinën me rezultat 68:86.


Ndeshja u karakterizua me rivalitet të fortë nga të dyja skuadrat por që në pjesën e dytë kampioni u rikthye duke arritur kështu fitoren e pestë radhazi.


Ajo që mori vëmendjen e publikut ishin edhe fanellat e futbollistëve të Yllit para nisjes së ndeshjes.


Si duket tensionet në pjesën Veriore të Kosovës, kanë bërë që basketbollistët të tregojnë patriotizëm edhe në një ndeshje basketbolli.


E gjithë skuadra e Yllit kishin vendosur të vishnin fanellat me mbishkrimin “Mitrovica zemra e Shqipërisë” duke japur kështu një mesazh të qartë për të gjithë shikuesit e sportit të basketbollit./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.