Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Më 28 shtator seancë plenare, Kuvendi pritet të miratojë deklaratën kundër dënimeve nga Specialja

Gazeta10
25 September 2026 - 13:07

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë më 28 shtator seancën e parë plenare, ku, ndër të tjera, pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët e Kuvendit lidhur me kundërshtimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

U.D. e presidentes së Kosovës, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka komunikuar me kryeministrin Albin Kurti dhe se do të diskutojë sërish që projektligji që lidhet me Gjykatën Speciale të trajtohet me prioritet.

“Ligjin kur e kam pranuar, e kam proceduar në Qeveri. Me ligj, Qeveria ka 30 ditë në dispozicion. Nëse nuk i shfrytëzon, ligji procedohet pa mendimin e Qeverisë. Kam komunikuar me Kurtin, fola edhe sot, që do ta adresojë që të trajtohet me prioritet, sidomos kur i kemi ditët e numëruara   , ka thënë Haxhiu.

Ajo ka theksuar se deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti, duke e cilësuar këtë proces si të rëndësishëm, veçanërisht për reformat që synohen të shtyhen përpara.

“Deri më 6 tetor duhet ta zgjedhim presidentin. Është shumë e rëndësishme, sidomos për shkak të reformave që synojmë t’i shtyjmë përpara, të mos e çojmë vendin në zgjedhje”, është shprehur ajo.

Haxhiu ka thënë se një situatë e re zgjedhore nuk do t’u ndihmonte as qytetarëve që, sipas saj, po protestojnë në sheshe e në komuna, e as personave që po përballen me procese në Hagë.

“Si ndihmojmë as qytetarëve që po protestojnë në shesh e në komuna, por as atyre në Hagë, që pa asnjë kokëçarje e çojmë vendin në zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu.

Duke folur për rolin e Gjykatës Kushtetuese, Haxhiu ka thënë se detyrë e saj është respektimi i Kushtetutës dhe jo krijimi i normave të reja.

“Roli i Gjykatës Kushtetuese është të respektojë Kushtetutën, jo të krijojë norma të reja”, ka deklaruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.