Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti dhe Rafuna diskutojnë përshtatjen e politikave të punësimit me nevojat e sektorit privat

Gazeta10
25 September 2026 - 14:00

Përshtatja e politikave dhe prioriteteve me nevojat e tregut të punës në sektorin privat, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe ndikimi i Inteligjencës Artificiale në tregun e punës në Kosovë ishin në fokus të takimit të Ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ministri Hoti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kosovës për përafrimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional me nevojat e sektorit privat, ndërsa të dyja palët u zotuan për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët dhe potencial për rezultate konkrete.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, prezantoi punën, aktivitetet dhe synimet e Odës, duke shprehur gatishmëri të plotë për mbështetjen e nismave në fushat me interes të përbashkët, ndërsa vlerësoi angazhimin dhe punën e Ministrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.