Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza pret në takim udhëheqësit e OVL të UÇK’së: Më 1 tetor, të gjithë në shesh kundër padrejtësisë

Gazeta10
25 September 2026 - 14:37

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka pritur në takim udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët tha se ka biseduar për sfidat me të cilat po përballet vendi.

“Ne folëm për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën tonë dhe të vlerave për të cilat u sakrifikuan breza të tërë. Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë”.

Hamza bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar më 1 tetor për ish-krerët e UÇK’së, të cilët u dënuan nga Gjykata Speciale.

“Më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të jemi bashkë me veteranët, studentët dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë. Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.