Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një 52-vjeçar në Tiranë, e mbajti familjen të ngujuar për 6 vjet

Gazeta10
06 November 2022 - 19:57

Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u zbulua se po e mbante që 6 vjet familjen të ngujuar, gruan dhe dy fëmijët e mitur, si dhe i dhunonte ata.

Në bashkëpunim me drejtorinë e antiterrorit, policia në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin, të cilit në banesë iu gjet edhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarakë dhe krehër automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xh.L., mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale./TCh/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.