
Gazetari i CNN, Fareed Zakaria e ka ballakaquar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me varrimin me nderime shtetërore të Kasapit të Bosnjës, Ratko Mlladiq, në një intervistë.
Zakaria e ballafaqoi menjëherë me sjelljen e turpshme shtetërore të Serbisë për funeralin e Mlladiqit, për të cilin tha se ishte i përfshirë “thellë” në masakra.
Vuçiq i tha atij se s’mund t’ia shpjegonte për një apo dy minuta, por se do të provonte, duke u munduar të shfajësohej në vijim.
“Nuk është e lehtë ta shpjegoj këtë për një ose dy minuta, por do të bëj më të mirën. Para së gjithash, nuk shoh asgjë për të cilën duhet të justifikohemi, sepse nuk kemi bërë asgjë të gabuar”, tha ai.
Për varrimin e Mlladiqit, Vuçiq tha se duhej të ofronin “kushte të denja”.
Presidenti serb tha se djali i tij, i cili mori pjesë në funeral, shkoi privatisht aty.
Vuçiq tha se njerëzit që nderuan Mlladiqin mendojnë se “besojnë se shumë padrejtësi na u bënë neve”.