Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Anxhela Peristeri: Kam blerë klikime në YouTube, njëjtë si kolegët e mi

Gazeta10
06 November 2022 - 22:45

Këngëtarja Anxhela Peristeri e ka pranuar publikisht se ka blerë klikime për video-projektet e saj muzikore, të publikuara në YouTube.

Për trendin e shumëpërfolur të blerjes së klikimeve, Peristeri ka thënë se nuk është e vetmja nga estrada që e ka bërë këtë, duke shtuar se edhe kolegët e saj gjithashtu kanë blerë klikime.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.

Mes tjerash, ajo ka thënë se muzika ka funksionuar më mirë kur YouTube nuk ishte sasia matëse e suksesit të projekteve të artistëve, shkruan klankosova.tv.

“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, ka përfunduar ajo në intervistën për AMSH.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.