Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gucati përsërit kërkesën për shkarkimin e Donika Gërvallës

Gazeta10
29 September 2026 - 19:22

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka përsëritur kërkesën për shkarkimin e Donika Gërvallës nga detyra e ministres së Drejtësisë.

Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gucati tha se më herët ka kërkuar dorëheqjen e Gërvallës dhe se do ta bëjë sërish një kërkesë të tillë.

“Është e vërtetë, kam kërkuar dorëheqjen e saj dhe prapë do ta kërkoj. Asnjë milimetër mbrapa nuk do të shkoj”, deklaroi Gucati.

Ai tha se veteranët i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ta shkarkojë Gërvallën, duke iu referuar deklaratave të saj publike.

“Kryeministrit Albin Kurtit i bëjmë thirrje që ta shkarkojë Donika Gërvallën, duke e ditur dhe duke marrë parasysh se vetë ka deklaruar. Ne s’kemi deklaruar asgjë. Ajo ka thënë në një televizion tonin të Kosovës se ka deponuar dokumentacione, ka mbledhur shënime dhe i ka përgatitur të gjitha”, tha ai.

Gucati theksoi se, sipas tij, nuk do të tërhiqet nga kjo kërkesë dhe se do të vazhdojë të kërkojë dorëheqjen e Gërvallës.

“Asnjë pikë, asnjë presje nuk e heq. Gjithmonë do ta kërkojmë dorëheqjen e saj”, u shpreh Gucati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.