
Këngëtarja Hana Cakuli është rikthyer në skenën muzikore me këngën e saj më të re “Ndal” dhe për këtë ka folur në emisionin “N’Dritë” në Kanal 10.
Ajo ka treguar se këngën e saj “Ndal” e ka pasur më herët si demo por që tash i ka ardhur koha dhe e ka lansuar.
Këngëtarja i ka falënderuar edhe publikisht Armend Rexhepagixhin dhe Aida Barakun si tekstshkruesit e kësaj kënge.
Tash së fundi, Hana Cakuli ka treguar se është bërë edhe nënë dhe po e shijon edhe amësinë e saj, derisa po jeton e vepron në Munih të Gjermanisë.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10