
Katër vajza janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet të kenë sulmuar fizikisht një tjetër vajzë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK, për të marrë tretman mjekësor.
Nga ana tjetër, të dyshuarat janë intervistuar në stacion policor, për t’u dërguar më pas në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.