Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati: Opozita nuk duhet ta përsërisë bojkotin për presidentin

Gazeta10
30 September 2026 - 12:47

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka kërkuar nga deputetët e partive opozitare që të qëndrojnë në seancën për zgjedhjen e presidentit të ri.

Murari tha se Vetëvendosje ka qenë gjithmonë e gatshme, por vullneti i njëjtë nuk ishte nga partitë e tjera politike.

“Ne në të gjitha rastet kemi qenë të hapur për diskutime, mirëpo u takon deputetëve të partive tjera parlamentare që të sigurojnë që të qëndrojnë në sallë kur votohet për president, kjo është problemi. Siç e dini herën e kaluar vendi shkoj në zgjedhje sepse opozita e bojkotoi votimin për president”, tha Murati.

Në një aktgjykim të 23 shtatorit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaroi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, nga dita kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.