Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kina kundërshton vizitën e planifikuar të ministrit britanik në Tajvan

Gazeta10
07 November 2022 - 9:40

Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar të hënën se Britania e Madhe duhet të ndalojë çdo formë të shkëmbimeve zyrtare me Tajvanin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Kjo vjen pas planeve të një ministri britanik për të vizituar ishullin e vetëqeverisur për bisedime tregtare, të cilin Kina pretendon se është pjesë e saj.

“Autoritetet e Tajvanit duhet të ndalojnë bashkëpunimin me forcat e huaja”, tha Zhao Lijian, një zëdhënës në ministrinë e Jashtme kineze, në një konferencë të rregullt për media./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.