Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nata e 15-të, gazetari Zeqir Hasani jep detaje

Gazeta10
30 September 2026 - 20:44

Ka nisur nata e 15-të e protestës në Prishtinë,  duke kundërshtuar  vendimin e 16 shtatorit në Hagë, që lidhet drejtpërdrejt me ish-krerët e UÇK-së.

Nga sheshi i Prishtinës, gazetari Zeqir Hasani  për Politiko raportoi duke thënë se kjo është nata e fundit para protestës së paralajmëruar nga platforma “Liria ka emër”, e cila është thirrur për të enjten, në orën 16:00.

Siç shihet edhe në pamje, qytetarët kanë filluar të mblidhen në shesh, ndërsa është vendosur edhe slogani “Bac, s’u kry”, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta pritet të mbahet një ditë para vendimit të paralajmëruar në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.